Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26% në zonë malore.
YoWindow.com
Forecast by yr.no
|
Fjale kyce: Moti ne shqiperi, moti parashikimi, moti shqiperi, albanian weather, parashikimi moti ne shqiperi, moti neser ne shqiperi, moti ne shqiperi neser, moti ne berat