Për vlerësimin e drejtë të faktorëve klimatik të një rajoni, duhet pasur dhe siguruar shënimet shumëvjecare prej stacionit më të afërt meteorologjik të atij lokaliteti. Në rajonin e Gjilanit mbretëron klima e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në Fushën e Gjilanit. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imët. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë-herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “e shkrinë borën”. Gjilani dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushës së Anamoravës si në ate të Epërmen dhe në ate të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme, kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin rreshje.
Mesatarja e temperaturave vjetore për Gjilanin është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngrohte e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
Mesatarja e temperaturave vjetore për Gjilanin është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngrohte e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
YoWindow.com
Forecast by yr.no
|
Fjale kyce: Parashikimi i motit, Moti sot dhe neser, moti parashikimi, moti ne kosove, Parashikimi i motit ne kosove, moti ne kosove, moti ne gjilan