Klima malore e rajonit të Rugovës me verën e nxehtë e dimrin e ftohtë dhe të gjatë, favorizon pa rezervë turistët që atje të thithin ajrin e pastër, me jone të zbritura nga mali në mëngjesin e hershëm deri në orën nëntë që janë stimulues për shëndetin e njeriut. Jo vetëm ajri i pastër por edhe larmia e botës së gjallë që të humb në mendim e meditim, të kthesh në origjinën tënde si njeri , të gjykosh se çfarë je ti sot, cili është dallimi në mes teje dhe gjithë asaj bote kafshësh të buta e të egra, zogjsh e insektesh që janë në harmoni në mes vete dhe me atë që i rrethon Natyrën…
Është e rëndësishme prania e bollshme e ujit. Reshjet vjetore mesatare janë 1000 mm. Pjesa më e madhe e këtyre reshjeve bie në dimër në formë dëbore, por edhe shiut.
Trashësia e dëborës ofron kushte për ski. Kjo trashësi shkon 1-2 m në lartësinë 1200-2000m me gjatësi shtigjesh 1-5 km.
Si do që të jetë, rajoni i Rugovës mbetet një vend me klimë të përshtatshme për verime, në përgjithësi me verë të freskët ku temperaturat shkojnë deri në 17.2 gradë Celsius e ndonjëherë deri 20 e 25 gradë C që favorizon turizmin shtëpiak, të organizuar stacionar, shërues, dhe sportivo - rekreativ si, ngjitje dhe marshim, shëtitje, vizita monumenteve kulturo - historike lëshim me parashuta, , not në liqenin e Liqenatit dhe lundrim në lumë. Ndërsa dimri i ftohtë dhe i përshtatshëm favorizon zhvillimin e turizmit dimëror, ski, ngjitje dhe atë stacionar.

YoWindow.com
Forecast by yr.no
|
Fjale kyce: Parashikimi i motit, Moti sot dhe neser, moti parashikimi, moti ne kosove, Parashikimi i motit ne kosove, moti ne kosove, moti ne peje