Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet Nën Dhj
Temperatura minimale (°C) 2,0 2,0 5,0 8,0 12,0 16,0 17,0 17,0 14,0 10,0 8,0 5,0
Temperatura maksimale (°C) 12,0 12,0 15,0 18,0 23,0 28,0 31,0 31,0 27,0 23,0 17,0 14,0
Lagështia në % 71 69 68 69 70 62 57 57 64 67 75 73
Ditë me shi 13 13 14 13 12 7 5 4 6 9 16 17
Temperatura minimale (°C) 2,0 2,0 5,0 8,0 12,0 16,0 17,0 17,0 14,0 10,0 8,0 5,0
Temperatura maksimale (°C) 12,0 12,0 15,0 18,0 23,0 28,0 31,0 31,0 27,0 23,0 17,0 14,0
Lagështia në % 71 69 68 69 70 62 57 57 64 67 75 73
Ditë me shi 13 13 14 13 12 7 5 4 6 9 16 17
Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja e sajë në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.
Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra,veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si : diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike, erërat.
Diellosja (insolacioni) është e rëndësishme për botën e gjallë (bimët, kafshët, njerëzit), për bujqësi, turizëm, shëndetësi etj. Në diellosje ndikon gjerësia gjeografike (këndi i rënies së rrezeve të diellit), relievi (lartësia, ekspozicioni), vranësia, erërat. Në gjerësitë tona gjeografike (42-43 shkallë) diellosja vjetore do të duhej të zgjaste 4450-4460 orë në vit ose 12,2 orë në ditë mesatarisht).
Në të vërtetë diellosja në Kosovë zgjat 2079 orë ose 5,7 orë në ditë, që është 47% nga diellorja e mundshme. Diellosja më e vogël është në viset malore dhe afër tyre dhe gjatë muajve të dimrit. Diellosja në muajin dhjetor është mesatarisht 54 orë gjithsej ose 1,7 orë në ditë, kurse gjatë muajve të verës (mbi 250 orë në muaj ose 8,3 orë në ditë). Diellosja është diçka më e lartë në Rrafshin e Kosovës se të Dukagjinit.
Të mbuluarit e qiellit me re në Kosovë sillet në mes 52-58 % dhe është diçka më e vogël në rrafshin e Kosovës se në Rrafshin e Dukagjinit. Të mbuluarit e qiellit me re ndryshon sipas muajve. Më e lartë është në muajt e dimrit, kah fundi i vjeshtës dhe fillimin e pranverës, kur ka më shumë reshje dhe mjegulla. Më shumë ditë të vraneta ka në viset prane maleve të larta (Alpet Shqiptare dhe Sharr), e më pak në Rrafshin e Kosovës, Anamoravë e Drenicë.
Temperatura e ajrit - Ritmi i temperaturës ndryshon gjatë ditës dhe muajve. Temperatura është më e ulët në janar (-0,9 ºC), më e lartë në korrik e gusht (20,9 ºC). Temperatura mesatare në Kosovë në stinën e dimrit është rreth 1 ºC, në pranverë e vjeshtë rreth 10,8 ºC, në verë 20,8 ºC. Temperatura vjetore ne Kosovë lëkundët në mes 9 ºC në Podujevë e deri 12 ºC në Prizren, në Dukagjin 11 ºC, në rrafshin e Kosovës 10 ºC, në viset submalore 7 ºC, ne viset malore në mes 0 ºC (Luboten) dhe 2 ºC në Kopaonik. Pra më i ngrohte është Dukagjini se rrafshi i Kosovës, Drenica e Llapi .
Vlerat ekstreme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin në mes +37 dhe 39 ºC, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes –22,5 °C dhe –32,5 ºC. Vlerat ekstreme negative për fat të mirë në Kosovë janë më të rralla, përndryshe sjellin dëme të mëdha bujqësisë, sidomos hardhisë dhe pemëve.
Ditët me acar mesatarisht zgjasin rreth 90 ditë dhe më të shpeshta janë në rrafshin e Kosovës se të Dukagjinit. Periudha me temperatura nën zero zgjat prej dekadës së parë të tetorit e deri në dekadën e parë të prillit. Në Kosovë nuk janë të rralla ditët me temperatura në mes 25 °C e 30 ºC, ndërsa numri i ditëve me temperatura tropike (mbi 30 ºC) lëvizë në mes 25-30 ditë, më shumë në Dukagjin se ne Kosovë. Temperaturat tropike më shpesh paraqiten në korrik e gusht, por ato ndodhin edhe në qershor e maj.
Fjale kyce: Parashikimi i motit, Moti sot dhe neser, Moti sot neser, Moti ne shqiperi, moti parashikimi, moti shqiperi, albanian weather, parashikimi moti ne shqiperi, parashikimi i motit ne kosove, moti neser ne shqiperi, moti ne shqiperi neser, moti ne kosove