Qyteti i Korçës bën pjesë në zonën mesdhetare paramalore, e cila ka një klimë të karakterit kontinental, me dimër të ftohtë dhe me një rritje të theksuar të temperaturës gjatë verës. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare 0,4 grade C, ndërsa më i ngrohti është gushti me 20,6 grade C. Gjatë dimrit temperatura është më e ulët se 0 grade C.
Përgjithësisht Korça ka mot të thatë: lagështia relative mesatare vjetore është 68%. Muaji me më shumë rreshje është nëntori (rreth 104,9mm) pastaj dhjetori, tetori, janari e shkurti. Vera zakonisht është e thatë, gjatë të cilës bien rreth 14% e reshjeve vjetore. Ndër reshjet vjetore një pjesë bien në formë bore, të cilat janë të përvitshme. Gjatë periudhës dhjetor-janar arrihet numri më i madh i ditëve me dëborë.

YoWindow.com
Forecast by yr.no
|
Fjale kyce: Moti ne korce, Korca weather, Weather in korca, Korce weather, moti shqiperi, albanian weather, parashikimi moti ne shqiperi