Rrethi i Dibrës bën pjese në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënëse është pjese e pellgjeve të lumenjve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal. Në formim të kësaj klime kanë ndikuar faktore si: lartesia dhe rrelievi i territorit, ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet ererave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit. Si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,të gjatë dhe me reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje. Temperatura mesatare shkon nga 6 gradë C në malin e Korabit ne 11 gradë C ne afersi te luginës. Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4 gradë C -8 gradë C. Kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicioni i saj lindor që kushtezon një ndikim nga brendesia e ballkanit. Në perjudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16 gradë C në afersi të qytetit. Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 gradë C ne pjesë të larta dhe 16 gradë C në afersi të luginës. Muaji janar është muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon nga -3 gradë C ne gradë C. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17 gradë C -18 gradë C. Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15 gradë C. Temperatura maksimale e zonës është rregjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5 gradë C, kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20 gradë C. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nentori dhe data mesatare e mbarimit te tyre është 15 marsi. Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite, kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite. Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet ne zonat e rreshjeve nën nivelin masatar të vendit. Kjo vlere shkon ne 900 mm ne vit. Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit, rreth 90 %, kurse në pjesen e ngrohte bie rreth 10 %. Muaji me i laget eshte nentori, me afro 225 mm, kurse muaji më me pak reshje është korriku me 46 mm. Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qënë 127 mm. Per rreshjet e debores mund të themi se fillojnë mesatarisht me 1 nentor dhe data e mbarimit është 20 mars. Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatare prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5 m në shpata te malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz, pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimeve në këtë rreth. Po ashtu, kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme, nuk lejon kultivimin e të gjitha llojeve të bimëve dhe me dukuri si: ngrica te gjata dhe të vona, rreshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik. Por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvillimin e disa llojeve të turizmit, si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomise.
YoWindow.com
Forecast by yr.no
|
Fjale kyce: Moti ne shqiperi, moti parashikimi, moti shqiperi, albanian weather, parashikimi moti ne shqiperi, moti neser ne shqiperi, moti ne peshkopi